Shfrytëzoni bursat për edukim në ShBA për të treguar potencialin tuaj, thotë Ilazi

Ambasada Amerikane dhe bursat e saj që ju ofrohen studentëve, ju mundësojnë të rinjëve të krijojnë një përvojë të re jetësore dhe të ndërtojnë ëndrrat e tyre në SHBA. Kështu shprehet në intervistën për Telegrafin, Gazmend Ilazi, koordinator për programet arsimore dhe aktivitetet e alumnive në Ambasadën Amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Intervistoi: Valon Osmani
Ju punoni për një kohë të gjatë për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, a mund të na tregoni për pozitën tuaj si koordinator i programeve për shkëmbime arsimore dhe alumni, çfarë bëni, cila ështe puna juaj? Faleminderit për interesimin tuaj që ju dhe lexuesit tuaj të mësoni më shumë në lidhje me bursat e ndryshme që ofrohen nga Ambasada e ShBA në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Unë kam kënaqësinë e veçantë që të punoj në njërën nga programet më të mira që ofron Departamenti i Shtetit. Puna ime primare është administrimi i programeve arsimore dhe koordinimi i aktiviteteve të alumnive (pjesëmarrësve në programet e ndryshme që i ofron Ambasada Amerikane). Këto programe ofrojnë bursa të ndryshme për kategori të ndryshme të kandidatëve duke filluar nga nxënësit e shkollave të mesme e deri te profesorët me tituj më të lartë shkencor. Bëj prezantimin e këtyre programeve nëpër universitetet e vendit, Këndet amerikane dhe institucionet tjera edukativo arsimore, ju ndihmoj kandidatëve të interesuar se si të pregaditin aplikacione të suksesshme, i informoj ata për gjithçka që duhet të dijnë para nisjes, pritshmëritë nga programi, komunikimi me zyrtarët nëpër universitete, dhe institucionet tjera me të cilët ata do të takohen gjatë studimit ose qëndrimit të tyre në SHBA. Email adresa ime është në të gjitha shpalljet dhe ju qëndroj në dispozicion që t’i informojë për çfarëdo pyetje ose paqartësi eventuale që mund të kenë në lidhje me aplikacionin ose pjesëmarrjen e tyre në programin përkatës.
Programi Fulbright scholar, ju mundëson profesorëve që janë me tituj doktor shkence te aplikojnë për studime postdoktorale në SHBA. Më tepër informata mund të gjejnë në këtë webfaqe.
Programi Hubert Humphrey, ju mundëson profesionistëve që janë duke punuar në fusha të caktuara të specializohen në përsosshmëri në atë që janë duke punuar. Më tepër informata mund të gjejnë në këtë webfaqe.
Global Undergraduate Exchange Program (Global UGRAD), ju mundëson studentëve që janë në studime deridiplomike të studiojnë për një semester në SHBA. Më tepër informata mund të gjejnë në këtë webfaqe.
Youth Exchange and Study, kjo program ju mundëson nxënësve të shkollave të mesme që të kryejnë një vit shkollor në SHBA. Më tepër informata mund të gjejnë në këtë webfaqe
Ka edhe shumë e shumë programe tjera siç janë: Study of the United States Institutes (SUSI), Community Solutions Program, The Young Transatlantic Innovative Leaders Initiative Fellowship, WorldChicago: Tech Innovation & Entrepreneurship Fellowship Program

























































