LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzojnë reshjet e borës për diçka kreative, bëjnë Ferrari

Shfrytëzojnë reshjet e borës për diçka kreative, bëjnë Ferrari

Pjesa më e madhe e Evropës është goditur nga moti i ligë dhe reshjet e mëdha të borës, e një çift nga Lituania kanë vendosur të shfrytëzojnë dimrin për të krijuar diçka të veçantë.

Derisa shumica e fëmijëve i gëzohen borës për të bërë dordolec dhe të rrëshqasin me saja, dyshja vendosën për diçka tjetër – ta bëjnë një veturë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një nga veturat më të suksesshme sportive – Ferrari. Atyre u janë dashur dy ditë që të fitojnë një rezultat mbresëlënës.


Modeli LaFerrari duket për mrekulli edhe pse i bërë nga bora, kurse gruaja e Donat Bugiene thotë se “nëse nuk mund ta blini, atëherë mund ta prodhoni”. /Telegrafi/