Shoferi i një buldozeri nga Mosuli që po lufton përkrah forcave irakiane kundër organizatës terroriste “Shteti Islamik”, ka shfrytëzuar makinerinë e tij për të parandaluar një sulm kamikaz duke ua shpëtuar jetën bashkëluftëtarëve të tij.

Ky veprim heroik është filmuar me kamerë amatore, e cila ishte e montuar brenda kabinës së buldozerit, transmeton Telegrafi.


Shoferi i buldozerit kishte vendosur t’ia bllokojë rrugën militantit që kishte mbushur veturën me eksploziv, duke parandaluar kështu masakrën e qindra ushtarëve të forcave irakiane.

Pas këtij veprimi vetura që u përplas me buldozerin shpërtheu, por për fat të mirë shoferi i buldozerit i ka shpëtuar më të keqes me vetëm disa gërvishtje të lehta. /Telegrafi/