LAJMI I FUNDIT:

Shfaqja e Rihannas në hapje të ‘Super Bowl 2023’ cilësohet si përmbajtje e filmave për të rritur

Shfaqja e Rihannas në hapje të ‘Super Bowl 2023’ cilësohet si përmbajtje e filmave për të rritur

Ylli i popit Rihanna bëri rikthimin e saj madhështor në skenën e madhe me performancën e saj gjatë ceremonisë hapëse të ‘Super Bowl 2023’.

Ndërsa fansat në dukje ishin të emocionuar kur e shihnin Rihannan përsëri në qendër të vëmendjes, rezulton se performanca e saj – së bashku me balerinët, ishte shumë të rrezikshme për disa shikues, shkruan DailyMail.

Në përgjithësi, Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) mori 103 ankesa nga njerëz të indinjuar, të cilët mendonin se teksti dhe koreografia ishin shumë të seksualizuara, me disa që shkuan aq larg sa e krahasonin shfaqjen me përmbajtje të filmave për të rritur, sipas TMZ.


Një shikues në Kaliforni mendoi se performanca i ngjante performancës së Kim Petras dhe Sam Smithit në ceremoninë e 65-të të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” më herët në shkurt, ndaj të cilit ata kishin inat.

“Nuk më intereson se çfarë adhuron dikush, por fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj pornografisë dhe si i rritur nuk dua ta shoh atë”, ka shkruar shikuesi nga Golden State, duke shtuar: “Ku ka shkuar mirësjellja? Po respekti për të tjerët dhe veten?”.

Dikush në shtetin më konservator të Utah u neverit aq sa u ankua se ‘shfaqja e pjesës së parë ishte aq e pahijshme saqë duhej të fikte televizorin për shkak të përmbajtjes pornografike’.

Ndërsa Rihanna, 35 vjeçe – e cila zbuloi se ishte shtatzënë përmes performancës së saj – ishte ylli i shfaqjes, shumë nga ankesat në fakt ishin të orientuara në gjoja ‘vallëzimi i hapur seksual’ i kërcimtarëve të saj rezervë, së bashku me përmbajtjen seksuale të disa prej vargjeve që u interpretuan.

Në fakt, disa nga ankesat ishin nga shikuesit të cilët mendonin se lëvizjet e kërcimit “ishin dukshëm fyese dhe krejtësisht të papërshtatshme për fëmijët”.

Për shkak të shtatzënisë së saj, këngëtarja e lindur në Barbados nuk ia doli plotësisht me kërcimin, por megjithatë kishte shikues të supozuar që u ankuan se si ajo preku pjesët intime gjatë performancës disa herë.

Shfaqja nisi me një pamje nga afër të Rihannas, e cila ishte veshur në mënyrë konservative me një kostum të kuq që i mbulonte të gjithë trupin.

Teksa u nxorrën pamjet e kamerës, u zbulua se ajo ishte ngritur lart në ajër në Stadiumin “State Farm” në Glendale, Arizona.

Shumë nga kërcimtarët, të cilët ishin të veshur me kostume të bardha me kokë të mbuluar me kapuç, ishin gjithashtu në platformat e tyre të vogla të varura mbi fushën ku Philadelphia Eagles kishin luajtur në epërsi 24–14 ndaj Kansas City Chiefs nga pjesa e parë.

Shumë njerëz me siguri do të pajtoheshin që shfaqja e Rihannas ishte e zbutur në krahasim me mosfunksionimin e famshëm – ose famëkeq – të garderobës së Justin Timberlake dhe Janet Jackson në Super Bowl XXXVIII në Reliant Stadium në Houston, Teksas, në vitin 2004.

Disa sekonda të shkurtër që aksidentalisht shfaqën gjoksin e Jacksonit, mblodhi 540,000 ankesa në FCC, që është një shumë dukshëm më e madhe se ato të lëshuara për Super Bowl-in e vitit të kaluar.

Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me partnerin ASAP Rocky, një reper dhe ekzekutiv diskografik me të cilin është në lidhje që nga viti 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohen në Las Vegas aktori Ylber Bardhi dhe stilistja Albina Dyla

Martohen në Las Vegas aktori Ylber Bardhi dhe stilistja Albina Dyla

Magazina
Albin Kurti publikon video duke kënduar

Albin Kurti publikon video duke kënduar "Mora fjalë" me Shkurte Fejzën

Magazina
Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Magazina
Eliminimi i Xhenetës thotë se ka qenë i manipuluar, Drenusha e ndërpret Edin - nuk e lë të flas

Eliminimi i Xhenetës thotë se ka qenë i manipuluar, Drenusha e ndërpret Edin - nuk e lë të flas

Magazina
Reperi i ri Enzino tregon balancin mes muzikës dhe përkushtimit në fenë islame: Askush nuk ta fut me zor rakinë në gojë

Reperi i ri Enzino tregon balancin mes muzikës dhe përkushtimit në fenë islame: Askush nuk ta fut me zor rakinë në gojë

Magazina
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje

Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje

Magazina
Kalo në kategori