Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi ka shfaqur rezistencë dhe ka lënduar dy policë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, të premten në ora 14:50.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shfaqur rezistencë aktive dhe ka kanosur zyrtarët policorë. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë”, thuhet në raport

Gjatë arrestimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/