LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet për herë të parë Volkswagen Arteon, mësohet edhe data e prezantimit zyrtar

Shfaqet për herë të parë Volkswagen Arteon, mësohet edhe data e prezantimit zyrtar

Më 24 qershor, modeli do të prezantohet edhe zyrtarisht

Ka qenë në treg që nga viti 2018, ndërsa Volkswagen ka vendosur që ta përditësojë, që ta sjellë në një version të ri, gjatë vitit që vjen, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, këtë makinë e kemi parë derisa testohej nën shtresa të konsiderueshme kamuflazhi, ndërsa tani u shfaq dizajni që do ta ketë.

Prodhuesi gjerman, i ka shpërndarë imazhet ku shfaqet për herë të parë dukja që do të ketë, ndërsa mësohet se data e prezantimit zyrtar do të jetë 24 qershor. Në krahasim me ilustrimet, që shfaqej kjo makinë se si do të dukej pas prodhimit, nuk ka ndryshime të mëdha.

Meqenëse është ende vetëm një ilustrim, shumë pjesë të Arteon të ri janë të ekzagjeruara, si rrotat dhe pjesët për hyrjen e ajrit, derisa dritat janë shumë të vogla.

Dukja në përgjithësi, ngjanë shumë me gjeneratën e tetë të Volkswagen Golf, ndërsa nuk pritet të ketë edhe ndryshime tjera, megjithatë do të jetë makina më e bukur sedan në treg.

Sa i përket brendisë, është bërë e ditur se gjithçka është ri dizajnuar, duke përfshirë kabinën, si dhe sistemin e ri të infoteitment, që është shumë më i mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Auto
Volvo

Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën

Auto
Kufiri automatik i shpejtësisë në modelet e reja në tregun e BE-së do të jetë i detyrueshëm që nga korriku i këtij viti

Kufiri automatik i shpejtësisë në modelet e reja në tregun e BE-së do të jetë i detyrueshëm që nga korriku i këtij viti

Auto
Edhe një dëshmi se pse duhet respektuar dritat e semaforit! (Video)

Edhe një dëshmi se pse duhet respektuar dritat e semaforit! (Video)

Auto
Defender

Defender "më i fuqishëm ndonjëherë" pritet të debutojë më vonë këtë vit

Auto
Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive, 70 për qind e veturave të reja të shitura kanë ndërrues automatik

Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive, 70 për qind e veturave të reja të shitura kanë ndërrues automatik

Auto
Kalo në kategori