LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet për herë të parë versioni ri i Volkswagen Arteon R, që pritet t’i ketë 400 kuaj fuqi

Shfaqet për herë të parë versioni ri i Volkswagen Arteon R, që pritet t’i ketë 400 kuaj fuqi

Me këtë model, Volkswagen do të ofrojë më shumë përformancë

Shitjet e mira të Arteon, nuk po i mjaftojnë Volkswagen, që këtë model do ta sjellë në një version të ri shumë më sportiv, që të rivalizojë me Kia Stinger GT, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, ka pasur komente të ndryshme, se si do të dukej Arteon R, por nuk ka pasur asnjë të dhënë konkrete lidhur me makinën. Në kohën kur më së paku pritej, ky model është shfaqur për herë të parë, madje pa asnjë shtresë kamuflazhi.

Hapësirat shumë më të mëdha për hyrjen e ajrit, janë gjëja e parë që bien në sy, duke lënë të kuptohet se duhet të ftohin një motor të fuqishëm.

Anash rrotave, shihen disqet e reja shumë më të fuqishme, në mënyrë që ta frenojnë shpejtësinë e lartë që pritet ta ketë, derisa në pjesën e pasme shihet gypi i ri për nxjerrjen e gazrave.

Rrotat janë shumë më të vogla se te Arteon i tanishëm, por kjo mund të lidhet me testimin në borë dhe se makinat që janë duke u testuar shpesh i kanë rrotat me përmasa më të vogla.

Versioni standard i Arteon ie ka motorin me 2.0 litra që prodhon 268 kuaj fuqi, ndërsa Arteon R pritet të prodhojë deri në 400 kuaj fuqi, në mënyrë që të jetë shumë më i shpejtë. /Telegrafi/