LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen përmbajtje pornografike në ekranet e dyqanit të markës së veshjeve sportive, kompania thotë se ishte sulm kibernetik

Shfaqen përmbajtje pornografike në ekranet e dyqanit të markës së veshjeve sportive, kompania thotë se ishte sulm kibernetik

Kompania që merret me prodhimin e veshjeve sportive Asics, ka kërkuar falje pasi që në ekranet e dyqanit të tyre në Oakland në Zelandën e Re, për disa orë me radhë janë shfaqur filma pornografikë.

Këto materiale pornografike janë shfaqur në ekranet e vendosur në vitrinat e dyqanit, derisa punonjësit e kuptuan se për çfarë bëhej fjalë me të mbërritur në vendin e punës në orët e para të mëngjesit – të cilët reaguan menjëherë.


Kjo kompani japoneze ka bërë të ditur se hakerët ishin futur në sistemin e tyre dhe kishin vendosur materiale me përmbajtje eksplicite.

“Duam t’ju kërkojmë falje të gjithëve për atë që kanë mundur të shohin”, thuhej ndër tjera në komunikatën e kompanisë.

Në Facebook, Asics ka shkruar se “persona të panjohur kanë pasur qasje në sistemin që kyç ekranet në dyqan në Oakland, dhe se kanë publikuar filma për të rritur”.

“Jemi duke punuar me bashkëpunëtorët tanë që softueri ynë online të jetë më i sigurtë dhe që një gjë e tillë të mos përsëritet”, thuhej ndër tjera.

Materiale pornografike ishin shfaqur për më shumë se nëntë orë, derisa punëtorët që u shfaqen në mëngjes për ta hapur lokalin e panë se çfarë po ndodhë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Kalo në kategori