LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen për herë të parë dy pjesë të Mercedes-AMG A35 (Foto)

Shfaqen për herë të parë dy pjesë të Mercedes-AMG A35 (Foto)
ML 63 AMG Performance Studio (W164) 2008

Në pritje të Paris Motor Show, vazhdojnë të shfaqen të rejat e fundit nga prodhuesit e ndryshëm

Pasi prezantoi gjeneratën e katërt të A-Class, ishte vetëm çështje kohe se kur Mercedes do të tregonte detajet e reja nga segmenti AMG, transmeton Telegrafi.


Me afrimin e Paris Motor Show që zhvillohet gjatë muajit që vjen, janë shfaqur disa pjesë të A35.

Në fotografi nuk shfaqet aq shumë, por dallohet ngjyra verdhë e ndezur, si dhe emblema AMG në njërin skaj të grillit Panamericana. Imazhi tjetër, shfaqë dritën komplet LED, që duket se ka përmasa gjigante.

Nuk janë dhënë detajet teknike, apo fuqinë që do të ketë, por sipas të gjitha gjasave do të trashëgojë motorin me 2.0-litra nga A250. Udhëheqësi i divizionit AMG, Tobias Moers ka thënë se A35 do t’i ketë 300 kuajfuqi, për dallim prej A250 që ka 221 kuajfuqi.

Pritet që ditëve në vijim, të ketë edhe shumë lajme për Mercedes-AMG A35, para se të prezantohet gjatë tetorit, kur edhe do të nisin porositë për të, ndërsa do të fillojë të shpërndahet te klientët gjatë muajit dhjetor. /Telegrafi/