LAJMI I FUNDIT:

Shëtitja mbresëlënëse e katër Lamborghini Huracan Evo nëpër ishullin norvegjez

Shëtitja mbresëlënëse e katër Lamborghini Huracan Evo nëpër ishullin norvegjez

Mundësia më e mirë, për ta testuar shkathtësinë e kësaj Lamborghini Huracan Evo

Pasi vizituan Andaluzinë, Transilvaninë, fjordet e Norvegjisë dhe Islandën, Lamborghini Avventura që organizon ekspedita nëpër zonat më të bukura, është rikthyer në Norvegji, për një tjetër aventurë, transmeton Telegrafi.


Ishulli norvegjez Lafoten, është zgjedhur për një shëtitje mbresëlënëse të katër këtyre super-makinave, që lëvizën nëpër pamjet përrallore dhe provuan shkathtësinë e makinave.

Nisja filloi nga një fshat i vogël, ku banorët merren me peshkim, nëpër bregdete piktoreske, anash shkëmbinjve me gurë të thepisur, ura dhe tunele që bashkojnë regjine të ndryshme.

Këta Lamborghini që prodhojnë nga 640 kuaj fuqi, udhëtuan deri në 640 kilometra, derisa pronarët e tyre shijuan edhe disa prej atraksioneve më të mira turistike. /Telegrafi/