LAJMI I FUNDIT:

Sheshel thotë se Ushtria e Serbisë duhet të bëhet gati për të ndërhyrë në Kosovë

Sheshel thotë se Ushtria e Serbisë duhet të bëhet gati për të ndërhyrë në Kosovë

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), krimineli Vojisllav Sheshel ka thënë se krijimi i poligonit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Mitrovicë të Jugut do t’i rrezikonte serbët në Kosovë.

Sheshel deklaroi në programin e mëngjesit të televizionit serb “TV Pink” se ushtria serbe duhet të jetë e gatshme për ndërhyrje të rreptë në Kosovë.


“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ushtria jonë duhet të jetë e gatshme nëse ai rrezik bëhet real, në mënyrë që të ndërhyjmë menjëherë. Është një pozicion shumë i rëndësishëm strategjikisht dhe prej andej i gjithë veriu i ‘Kosovës dhe Metohisë’ mund të kontrollohet me armë të mira artilerie. Është gjithashtu e rrezikshme pasi shqiptarët nuk kanë të drejtë në baza ushtarake. Ata nuk kanë të drejtë sipas Rezolutës 1244”, tha Sheshel për televizionin.

Kryetari i SRS-së theksoi se shqiptarët po ndërtojnë bazë ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit.

”Ato gjëra nuk po shkojnë mirë dhe ne do të duhet ta zgjidhim atë me disa masa më të rrepta një ditë. Do të ishte më mirë të arrihej një kompromis në mënyrë që ‘Kosova dhe Metohia’ të mbeten pjesë e Serbisë, dhe shqiptarët të marrin një shkallë të lartë të autonomisë, dhe edhe ajo autonomi është e garantuar nga Këshilli i Sigurimit. Por, shkëputja e ‘Kosovës dhe Metohisë’ nuk mund të jetë një opsion realist ose një temë diskutimi. Nuk ka asgjë për të folur. Nuk duhet të lejohet”, tha Sheshel.

Sheshel ka qenë i dënuar për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për krimet në ish-Jugosllavi gjatë kohës sa ai ishte zëvendëskryeministër i Serbisë.

Ai u dorëzua vullnetarisht në Gjykatën e Hagës në shkurt të vitit 2003, por gjyqi i tij filloi deri në nëntor të vitit 2007.

Më 31 mars 2016, ai u shpall i pafajshëm në një vendim të shkallës së parë. Më 11 prill 2018, Dhoma e Apelit e prishi pjesërisht vendimin e shkallës së parë, duke e shpallur Sheshelin fajtor për krime kundër njerëzimit për shkak të rolit të tij në nxitjen e dëbimit të kroatëve nga Hrtkovci.

Ai u dënua me 10 vjet burg, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, ai nuk ishte detyruar të kthehej në burg.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori