Një përleshje mes disa personave në Korçë ka përfunduar me plagosje.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë parkut të qytetit, ku sherri mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta, duke shkaktuar si pasojë disa të plagosur.


Fillimisht u përfol për vetëm një të lënduar, por më pas u mësua se bëhej fjalë për tre.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar të përfshirët./Tv Klan