Sherr në koncertin e Beyonce - publikohen pamjet ku disa gra përfshihen në përleshje fizike

Këngëtarja e famshme amerikane Beyonce mbajti performancën e parë të turneut të saj “Cowboy Carter” të hënën dhe, në vend që të festonte, mbrëmja përfundoi me një sherr.
Koncerti u zhvillua në stadiumin SoFi në Inglewood të Kalifornisë.
Sipas Daily Mail, disa fansa të Beyonces u përleshën në pjesën VIP.

Disa gra u panë duke u grindur dhe duke bërtitur ndërsa të tjerët përpiqeshin t’i ndalonin, gjë që u pasua nga një konfrontim fizik.
Një person tjetër nga publiku ndërhyri në debat, duke u përpjekur të qetësonte situatën, por debati u përshkallëzua në atë moment.

Përveç saj, ndërhynë edhe persona të tjerë të pranishëm, kështu që situata u qetësua më vonë.
Beyonce performoi mbrëmë me një veshje të bardhë kauboji në mëngë, e shoqëruar nga balerinë të veshur me të kuqe. Gjatë koncertit, ajo ndërroi disa veshje, duke përfshirë një fustan me motiv të flamurit amerikan dhe një tjetër veshje kauboji.

Vajzat e saj, Blue Ivy dhe Rumi, iu bashkuan asaj në skenë gjatë koncertit.
Koncerti i Beyonce është gjithashtu pjesë e promovimit të albumit “Cowboy Carter”, për të cilin ajo së fundmi fitoi çmimin prestigjioz ‘Grammy’. Turneu i saj hasi disa sfida, veçanërisht kur bëhej fjalë për shitjen e biletave.
Sipas mediave të huaja, stadiumi SoFi në Los Angeles ku u zhvillua shfaqja e parë nuk ishte i mbushur plotësisht. Pak minuta para se të fillonte koncerti, më shumë se tre mijë vende mbetën bosh. /Telegrafi/



























































