LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Veç deputetët e VV-së dhe Listës Serbe kanë dielema për demarkacionin

Sherifi: Veç deputetët e VV-së dhe Listës Serbe kanë dielema për demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi ka deklaruar se ende nuk i kanë votat për ratifikimin e demarkacionit.

Ai ka bërë të ditur se dilemat aktualisht janë tek deputetët e Listës Serbe dhe atyre të Vetëvendosjes.


“Aktualisht nuk janë votat e siguruar, po të kishin qenë do të ishte thirrë seanca. Nuk ka dilema a duhet të votohet apo të mos votohet ky version i demarkacionit, sa ju përket partive shqiptare. 78 vota janë ‘për’, pa deputetët e Listës Serbe dhe nevojiten edhe dy apo tre vota, ose nga kjo parti ose nga deputetët e VV-së”, është shprehur Sherifi në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sa i përket marrëveshjes aktuale për demarkacioni me Malin e Zi, Sherifi ka thënë se dallimi në mes të Nisma-s, AAK-së dhe VV-së qëndron tek deklarata e nënshkruar nga dy presidentët, Vujanoviq dhe Thaçi, se a mjafton kjo deklaratë.

“Ata thonë se nuk është e mjaftueshme. Edhe nëse nuk është e mjaftueshme kjo është një mundësi për të ratifikuar marrëveshjen duke hapur një kapitull të ri, që në të ardhmen të rishikohet marrëveshja”, është shprehur Sherifi.

Ai gjithashtu ka thënë se po të mos ekzistonte presioni i bashkësisë ndërkombëtare dhe i qytetarëve do kishte mundësi që fillimisht të rishikohej marrëveshja pastaj të ratifikohej.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori