LAJMI I FUNDIT:

Sherifi thotë se një auditor i jashtëm do ta zbardhte të vërtetën për 53 milionët

Sherifi thotë se një auditor i jashtëm do ta zbardhte të vërtetën për 53 milionët

Shefi i Grupit Parlamentar te NISMA-s, Bilall Sherifi ka propozuar që të angazhohet një auditor i jashtëm në mënyrë që të saktësohet e vërteta për 53 milionë eurot që ju dhanë kompanisë Bechtel Enka.

Në emër të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate ka propozuar që të angazhohet një auditor i jashtëm në mënyre që të dal në pah e vërteta.


“Propozojë një auditor të jashtëm, që na tregon si u shkakktu ajo dhe kush e shkaktoi……..le ta bëjmë një letër të përbashkët të Auditorit. …Kur auditimi vjen me një raport se kjo është e vërteta, atëherë ne votojmë në Kuvend dhe shohim kush janë përgjegjësit. Le të përfundon kjo plojë  si maca e miu”, tha ai.

Ai shpjegon se kjo shumë është 10% e shumës së kontratës totale.