LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi Korrektues i Kosovës shpall konkurs për kadet korrektues, të lira 70 vende pune

Shërbimi Korrektues i Kosovës shpall konkurs për kadet korrektues, të lira 70 vende pune

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka shpallur konkurs për Kadet Korrektues – 70 vende pune.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, aplikimi për pozitën e Zyrtar Korrektues fillon me datë 31.07.2023 dhe do të jetë i hapur deri më 14.08.2023, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.


Ndër detyrat kryesore të mbikëqyrësit është  të mbajë në kontroll të burgosurit në pajtim me rregullat dhe dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me punën e tyre.

Detajet rreth konkursit mund t’i gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/