LAJMI I FUNDIT:

​Shërbime mjekësore e psikologjike për policët, vazhdohet marrëveshja e bashkëpunimit me SHSKUK-në

​Shërbime mjekësore e psikologjike për policët, vazhdohet marrëveshja e bashkëpunimit me SHSKUK-në

Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kanë nënshkruar sot vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për personelin policor dhe kadetët policorë.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi.

“Memorandumi i bashkëpunimit deri më tash ka rezultuar i suksesshëm me kontrollimet mjekësore/psikologjike për rekrutët e rinj policorë dhe kontrollimi sistematik i punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilat janë realizuar në QKUK për rekrutët dhe punonjësit policorë nga rajoni i Prishtinës, si dhe të atyre nga të gjitha drejtoritë rajonale të PK-së në spitalet e përgjithshme të SHSKUK-së.


Zyrtarët policorë janë në shërbim dhe të gatshëm për përmbushjen e detyrave të tyre policore në çdo kohë, andaj përkrahja në trajtimin e tyre mjekësor me prioritet shkon në mbështetje të misionit të tyre në shërbim të qytetarëve pa dallim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Kalo në kategori