LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska konfirmon kërkesën e LSDM-së për Gjykatë Speciale

Sheqerinska konfirmon kërkesën e LSDM-së për Gjykatë Speciale

Në një deklaratë për „Vërtetmatësi“, nënkryetarja e LSDM-së, Radmill Sheqerinska, deklaron se nuk duhet të kërkohet një marrëveshje e re, por duhet të realizohet ai ekzistues, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo thotë se nuk duhet humbur kohë, pasi që qëllimi është të përfundohet e jo të zhagitet procesi, duke theksuar se me rëndësi është që të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike, me media të reformuara dhe me listë zgjedhore të pastruar, që nënkupton funksionim të të gjitha elementeve të marrëveshjes së Përzhinos.


Sheqerinska ka konfirmuar se LSDM-ja ka kërkuar gjykatë speciale për lëndët hetimore të PSP-së, si një mënyrë e daljes në dritë të drejtësisë./Telegrafi/