LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: I kemi siguruar rastet e PSP-së, tani gjithçka është në duart e gjyqësorit

Sheqerinska: I kemi siguruar rastet e PSP-së, tani gjithçka është në duart e gjyqësorit

Me zgjidhjen e re praktikisht sigurohen të gjitha rastet e PSP që të kenë zgjidhje ligjore, deklaroi zv. kryeministrja Radmilla Sheqerinska.

“Askush nuk mund të shfrytëzojë shkaqet e procedurave administrative apo gjyqësore që të injorojë dhe tani punët janë në duart e gjykatës. Ne si Qeveri treguam se duam që miratohet ligji i ri për Prokurorinë Publike dhe kemi treguar fleksibilitet, sepse mendojmë se kjo çështje është mbi interesat partiak dhe interesave personale”, tha Sheqerinska.


Ajo shtoi se kryeministri Zoran Zaev me propozimet e tij ka dashur që ta lë opozitën pa hapësirë që të kërkojë justifikime dhe të ikë nga përgjegjësia, por, siç tha ajo, nuk ka ardhur deri tek marrëveshja.

“Është pranuar mesazhi që vendimet politike të Qeverisë të mos përzihen në gjyqësorë, vendimi i qeverisë dhe të gjithë partive të koalicionit që të mos kërkojnë privilegje speciale nga prokurorët apo gjyqtarët. Jo vetëm në Bruksel, por edhe në qytetet kryesore duke përfshirë edhe vendet anëtare”, tha Sheqerinska./Telegrafi/