Sheqeri mund të konsiderohet njëkohësisht si kënaqësia dhe helmi. Kjo substancë filloi ta pushtonte civilizimin perëndimor në shekullin e 18-të
Hulumtime të reja neuroshkencore kanë zbuluar se si dhe pse këto kokrriza të imëta kanë kaq fuqi në jetat tona. Ja 5 gjetjet më interesante:
1 – Dëshira juaj për të ëmbla është zhvilluar (përvojë, ekspozim) në vend që jetë gjenetike
Në një studim gjatë muajit mars 2023 të botuar në Cell Metabolism2, me të rritur me pesha normale që konsumonin përkatësisht shumë dhe pak sheqer – të ndarë në dy grupe – u vu re se njerëzit në grupin e atyre që konsumonin shumë sheqer kishin një rritje të theksuar në përgjigjen e dopaminës dhe një rënie të theksuar dëshire për opsione me më pak sheqer/yndyrë.
Çfarë do të thotë kjo? Trupi mund të mësohet shpejt me sheqerin. Me vetëm disa javë ekspozim të rregullt ndaj ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, truri i pjesëmarrësve në këtë studim u riorganizua për t’i parë këto ushqime si më të këndshmet e më të pëlqyerat.
2 – Toleranca ndaj sheqerit është e vërtetë
A keni konsumuar ndonjëherë të ëmbla aq sa jeni ndjerë të sëmurë? Ideja është se sa më shumë sheqer të hamë, aq më tolerantë ndaj ëmbëlsirave bëhemi.
Shumë njerëz nuk e kuptojnë se shijet e tyre janë dinamike dhe sa më shumë të ekspozohemi ndaj një shijeje të caktuar, aq më shumë ajo do të ndryshojë.
Për shembull, ajo që dikur mund t’ju dukej ‘tepër e ëmbël’, tani nuk ju bën më përshtypje.
3 – Ne e duam sheqerin edhe nëse nuk mund ta shijojmë
Nëna Natyrë është shumë e zgjuar për t’u mashtruar nga ëmbëltuesit artificialë. Ajo e di se si të zbulojë sheqerin e vërtetë. Në fakt, ajo ju dha jo një, por dy sisteme për t’u siguruar. Sistemi i parë është pikërisht goja jonë: Aftësia për të zbuluar shijet e ëmbla është programuar pikërisht aty.
Megjithatë, shumica e njerëzve nuk dinë për sistemin e dytë. Përtej vetëdijes sonë të ndërgjegjshme, ne zotërojmë një rrugë ndërmjetëse që lidh sistemin e tretjes me trurin, i cili stimulohet më fort nga sheqeri se sa nga ëmbëltuesit artificialë pa kalori.
4 – Sheqeri është një biberon për mendjen
Një nga arsyet më të zakonshme që nxit dëshirën tonë për sheqer është efekti i shpejtë qetësues që ka në emocionet tona.
Ushqimet me sheqer na qetësojnë në dy mënyra: nëpërmjet vetive hedonike të ushqimit (përjetojmë një kënaqësi në tru), si dhe duke ndryshuar funksionin metabolik dhe neurohormonal (për shembull, duke ulur nivelet e kortizolit dhe duke rregulluar “hormonet e lumturisë” si serotonina). Në kombinim, këto efekte e bëjnë sheqerin një zgjidhje të shpejtë për stresin, duke çuar kështu edhe në konsum mbi normë.
5. Sheqeri kënaq shqisat, por zbeh funksionin e trurit
Megjithëse ekspertët e shëndetit na paralajmërojnë për konsumin e sheqerit për shkak të problemeve si diabeti dhe obeziteti, ndoshta dëmi më shqetësues që lidhet me sheqerin është efekti i tij në funksionin e trurit.
Sheqeri duket se ndërhyn në funksionin e shëndetshëm të trurit në të paktën dy mënyra.
Së pari, disa eksperimente laboratorike tregojnë se sheqeri ndikon negativisht në gjenet që rregullojnë hipokampusin – një zonë e trurit kritike për kujtesën dhe të mësuarit.
Së dyti, konsumi i tepërt i sheqerit shkakton ndryshime në mikrobiomën e zorrëve (bakteret që jetojnë brenda stomakut dhe zorrëve) që gjithashtu prishin hipokampusin, citon Anabel.
Ky hulumtim mbështet gjithashtu idenë se ka një lidhje të mundshme shkakësore midis dietave me sheqer të lartë dhe demencës, qasje që po mbështetet nga gjithnjë e më shumë shkencëtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Studimet tregojnë ditën kur ndodhin më shpesh sulmet fatale në zemër

Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut

Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë 'viktima'

Mënyra se si ecni zbulon a rrezikoheni nga infarkti

Cilat janë vlerat normale të sheqerit në gjak?

Ndiheni të uritur sapo zgjoheni? Ja cili mund të jetë shkaku

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?