LAJMI I FUNDIT:

Shënojnë rritje në Evropë, krimet e urrejtjes kundër myslimanëve

Shënojnë rritje në Evropë, krimet e urrejtjes kundër myslimanëve

Teksa kanë arritur në një pikë shqetësuese krimet e urrejtjes që burim kanë diskriminimin dhe intolerancën kundër myslimanëve në Evropë, theksohet se në krye të këtyre krimeve radhiten sulmet ndaj femrave të mbuluara dhe zjarrvëniet ndaj xhamive, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas “raportit për krimet e urrejtjes 2015”, të publikuar nga Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e Organizatë për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), mësohet se krimet e urrejtjes kundrejt myslimanëve janë rritur në disa vende të Evropës.


Në raportin i cili bazohet në regjistrat e Policisë dhe në njoftimet e organizatave të shoqërisë civile, theksohet se krimet e urrejtjes kundrejt myslimanëve janë klasifikuar si sulme kundër personave, kërcënime dhe dëmtime të pronës. Ndërsa, sulmet dhe ofendimet kundrejt grave të mbuluara me shami dhe zjarrvëniet ndaj xhamive janë klasifikuar si krime kryesore.

Ndër të tjera, në raportin ku tërhiqet vëmendja se paragjykimet kundrejt myslimanëve bazohen shekuj më parë, theksohet se kohët e fundit krimet kundrejt myslimanëve kanë “shënuar rritje” për shkak të luftës kundër terrorizmit, krizës globale ekonomike, ndryshimeve fetare dhe kulturore.

“Thirrjet kundër myslimanëve janë të ndërlidhura me përcaktimin se Islami ka lidhje me terrorizmin dhe ekstremizmin dhe se prania e komuniteteve mysliman përbën kërcënim për identitetet kombëtare. Myslimanët paraqiten si një grup i tërë që nuk përputhet me kulturat dhe në përgjithësi me të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, thuhet ndër të tjera në raport.

Sipas raportit, krimet e urrejtjes kundrejt myslimanëve janë kryer më shumë në Britani, ku për vitin 2015 në Britani dhe Uells janë regjistruar 2.581 krime urrejtjeje të bazuara në intolerancë. Teksa Policia nuk ka regjistruar krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve për një vit më parë, bëhet e ditur se organizatat e shoqërisë civile kanë njoftuar 103 raste të krimeve të urrejtjes për të njëjtën periudhë. Organizatat e shoqërisë civile MEND dhe Tell MAMA të cilat kanë regjistruar krimet e urrejtjes, kanë bërë të ditur se një grua e mbuluar me shami është shtyrë para stacionit të trenit, disa gra janë përballur me një sulm me armë, janë djegur xhami, është bombarduar Qendra Kulturore Islame, si dhe janë dëmtuar varre dhe vende të shenjta.

Ndërsa, në Gjermani, ku nuk janë regjistruar krimet e urrejtjes kundër myslimanëve, për vitin e kaluar janë raportuar 2.447 krime me temë “racizëm dhe ksenofobi”. Në vendin ku krimet e urrejtjes janë klasifikuar si antisemitizëm, për paragjykimet kundër fesë, ndaj LGBT-së, personave me aftësi të kufizuara dhe grupeve të tjera, për vitin 2014 janë raportuar 2.039 krime të klasifikuara si racizëm dhe ksenofobi. Organizatat e shoqërisë civile kanë njoftuar se në Gjermani janë përjetuar shumë sulme fizike, kërcënime dhe zjarrvënie ndaj xhamive dhe kanë tërhequr vëmendjen se një grup i ekstremit të djathtë ka sulmuar një person të besimit Sih (Sikhism) pasi e kanë kujtuar si mysliman.

Edhe në Francë për vitin 2015 janë shënuar 460 raste të sulmeve të urrejtjes kundër myslimanëve. Krimet përfshijnë sulme fizike, zjarrvënie, dëmtim të pronës, vandalizëm dhe kërcënime. Ndërsa, për vitin 2014 numri i krimeve të urrejtjes është regjistruar të jetë në 153 raste.

Ndërsa, policia e Holandës ka regjistruar 439 krime të urrejtjes, ku si motiv kanë patur urrejtjen kundër myslimanëve, diskriminim dhe intolerancën, e ku për vitin 2014 janë përjetuar 24 raste të krimit të urrejtjes kundër myslimanëve.

Vitin e kaluar në Suedi, janë shënuar 369 krime të urrejtjes, nga të cilët 247 janë kërcënime, 76 dëmtim të pronës dhe vandalizëm, dhe 46 në formën e sulmit. Ndërsa, për vitin 2014 janë shënuar 281 krime të urrejtjes, nga të cilat 197 kërcënime, 60 sulme fizike dhe 24 raste të vandalizmit. Organizatat e shoqërisë civile kanë njoftuar se një person me shpatë vrau dy nxënës për motive anti-islame dhe racizëm, djegien e një xhamie ku ndodheshin refugjatët dhe plagosjen e pesë personave, si dhe hedhjen e pjesëve të derrit të prerë para xhamive.

Në Austri vitin e kaluar janë kryer 85 krime urrejtjeje me bazë tek paragjykimet kundrejt myslimanëve, ndërsa në vitin 2014 kundrejt myslimanëve janë kryer 41 krime të urrejtjes. Organizata e shoqërisë civile ZARA e cila raporton ngjarjet raciste dhe diskriminuese ka njoftuar se dy gra kanë qenë pre e sulmit me qen ndaj tyre, si dhe qendra kulturore e Pakistanit, çerdhe, xhami dhe gratë e mbuluara kanë qenë pre e sulmeve.

Ndërsa, në Danimarkë janë regjistruar 41 krime të urrejtjes të bazuara në paragjykimet ndaj myslimanëve. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) ka njoftuar se në Danimarkë një grua e mbuluar është rrahur duke u akuzuar për terroriste, i është vënë zjarri qendrës së komunitetit mysliman dhe janë dëmtuar disa varre.

Teksa në Belgjikë nuk ka një deklaratë zyrtare për vitin 2015, theksohet se organizatat e shoqërisë civile kanë njoftuar 20 krime të urrejtjes kundër myslimanëve, ndërsa për vitin 2014 janë regjistruar 10 krime të urrejtjes. Grupimi kundër Islamofobisë në Belgjikë ka vënë në dukje se ka patur krime si ato me armë dhe thika, shkelje të këmbësore me automjet si dhe sulmimi i një nxënësi i cili kishte refuzuar të hante mish derri.

Ndërsa, Policia në Itali ka regjistruar 369 krime për natyrë “raciste dhe diskriminuese”. Organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë njoftuar 10 krime të ndryshme me bazë urrejtjen kanë tërhequr vëmendjen se janë përballur me sulme ndaj dyqaneve me produkte hallall, xhamive dhe grave të mbuluara me shami. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori