LAJMI I FUNDIT:

Shënohet rekord i ri i prodhimin e naftës në botë gjatë muajit gusht, niveli më i lartë nga viti 2018

Shënohet rekord i ri i prodhimin e naftës në botë gjatë muajit gusht, niveli më i lartë nga viti 2018

Prodhimi i naftës nga Organizata e vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) është rritur këtë muaj në nivelin më të lartë që nga 2018 pasi prodhimi libian është rikuperuar dhe eksportet të Irakut arritën një rekord, megjithëse një reduktim në dërgesat iraniane për shkak të sanksioneve amerikane kufizoi rritjen.

Organizata prej 15 anëtarësh ka prodhuar 32.79 milionë fuçi në ditë në gusht, 220 mijë fuçi më shumë nga niveli i rishikuar i korrikut dhe më i larti i këtij viti.


Në qershor, OPEC, Rusia dhe vende të tjera jo-anëtare ranë dakord të rikthehen në përputhje 100 për qind me reduktimet e prodhimit të naftës që filluan në janar 2017, pasi muaj të tërë nënprodhimi në Venezuelë dhe gjetkë e shtynë aderimin mbi 160 për qind.

Eksportuesi kryesor, Arabia Saudite, që premtoi një rritje “të kontrolluar” të prodhimit të saj, tha se vendimi do të përkthehej në një rritje prej rreth 1 milion fuçi në ditë.

Megjithatë, respektimi nga ana e OPEC i objektivave të furnizimit është rritur në 120 për qind në gusht nga 117 për qind e rishikuar në korrik, sepse fuçitë shtesë nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera nuk kompensuan plotësisht humbjet nga Irani dhe rënien e prodhimit në Venezuelë dhe Angola.

Rritja më e madhe e furnizimeve këtë muaj ka ardhur nga Libia, prodhimi i së cilës mbetet i paqëndrueshëm për shkak të trazirave.

Ndërsa, rritja e dytë më e madhe erdhi nga Iraku, ku eksportet e jugut arritën një rekord të lartë. Dërgesat u rritën gjithashtu nga veriu, duke e lënë Irakun si anëtarin më pak të përputhshëm të OPEC-ut në gusht sipas sondazhit.

Arabia Saudite, pas një rritjeje të madhe në prodhimin e qershorit, me sa duket u tërhoq nga planet për një nxitje të mëtejshme në korrik dhe shkurtoi furnizimin muajin e kaluar në 10.40 milionë fuçi në ditë. Oferta është rritur deri në 10.48 milionë fuçi në ditë në gusht, zbuloi sondazhi, ende më e ulët se 10.60 milionë fuçi në ditë e muajit qershor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori