LAJMI I FUNDIT:

Shënohet ngritje e kostos së ndërtimit në Kosovë

Shënohet ngritje e kostos së ndërtimit në Kosovë
Foto: Ilustrim

Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë shënoi ngritje 0.2 për qind në tremujorin e katërt 2018, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.

Sipas raportit më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e katërt të vitit 2018, ngritje më të mëdha kishin kostot e tjera prej 1.1 për qind, energjia prej 0.4 për qind dhe materialet prej 0.2 për qind.


Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM4 2017, indeksi i kostos së ndërtimit pati ngritje për 1.5 për qind.

Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transporti me 14.3 për qind, kostot e tjera 2.2 për qind dhe materialet me 1.4 për qind. /Telegrafi/