KFOR-i dhe 28 vendet anëtare të NATO-s, sot në Kosovë shënuan Ditën Ndërkombëtare të KFOR-it, që këtë vit festimi i kësaj dite kishte për qëllim promovimin e kulturës së misionit paqeruajtës për të gjithë pjesëmarrësit në vendin tonë.
Po ashtu, qëllimi i shënimit të kësaj dite edhe ishte përçimi i mesazhit se KFOR-i dhe 28 vendet anëtare të NATO-s përfaqësojnë një përzierje të kulturave dhe etnive, të cilat bashkëjetojnë dhe veprojnë të bashkuara për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Në këtë manifestim morën pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ai i Francës Didier Chabert dhe shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë Natalyia Apostolova.
Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtua komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, i cili tha se fëmijët janë e ardhmja e Kosovës dhe nga gjithë ky organizim ata do të mësojnë se integrimi kulturor është çelësi për një të ardhme më të ndritshme.
“Këtu do të shihni që njerëzit që vijnë nga shumë vende, me kultura, religjione, gjuhë dhe tradita të ndryshme mund të jetojnë në harmoni, ashtu mund të jetojnë edhe njerëzit në Kosovë. Gjersa i vizitoni ekspozitat e shumëllojshme do të vëreni ushtarë që duken ndryshe ose flasin një gjuhë tjetër prej asaj që ju mund të prisni prej tyre. Ata me krenari e mbajnë flamurin e vendit të tyre, por ata mund të mos përputhen tërësisht me idenë tuaj sipas flamurit që ata mbajnë, sepse këto kombe kanë formësuar të tashmen e tyre ku gjuhët, religjionet, traditat, zakonet, sjelljet dhe vlerat e ndryshme kontribuojnë pozitivisht në zhvillimin e mbarë kombit. Tani është koha që populli i Kosovës të ecë përpara drejt një të ardhme të begatshme me nderim ndaj pasurive të ndryshme kulturore, vlerave të ndryshme historike dhe simbolizmit të madh nga e kaluara. Fëmijët paraqesin të ardhmen tonë, ata do të mësojnë nga shembujt t anë që integrimi kulturor është çelësi për një të ardhme më të ndritshme”, tha ai.
Paraprakisht Cuoci tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Kosovën për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.
“Ne do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me KFOR-in, me Kosovën dhe natyrisht për të stabilizuar dhe për të siguruar mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët në Kosovë”, u shpreh ai.
Me rastin e shënimit të kësaj dite u zhvilluan aktivitete të ndryshme, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të provojnë ushqime tradicionale të shumë vendeve, ndërkohë që ekipi akrobatik i njësisë italiane të parashutistëve u lëshuan me parashutë.
Ushqime të ndryshme nga 28 vende ishin servuar për mysafirët, e që tregonin kulturën e secilit komb që kontribuon në kuadër të KFOR-it.
Për herë të parë në shënimin e “Ditës Ndërkombëtare të KFOR-it” mori pjesë Besa Shala, e cila tha se u njoftua me tradita të vendeve të ndryshme.
“Është hera e parë që po vij dhe atmosfera është shumë e mirë, ka shumë shtete të ndryshme dhe tradita të ndryshme, ushqimet janë shumë të shijshme”, tha ajo.
Ndërsa, Erda Halimi që kishte marrë pjesë edhe disa herë tjera, tregoi se po kalonte shumë bukur. Erdës një pjesëtare e KFOR-it i kishte vizatuar në fytyrë një flutur dhe ajo tha se po e pëlqente shumë.
“Unë kam ardhur edhe disa herë të tjera dhe po kaloj shumë bukur… Unë sot jam ngjyrosur dhe kam luajtur me lodra”, tha ajo.
Dita Ndërkombëtare e KFOR-it është mbajtur në Kampin “Kosova Film”, ngjarje kjo e cila organizohet çdo vit nga misioni paqeruajtës në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KiE-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër