LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita Botërore e Ujit në Maqedoni

Shënohet Dita Botërore e Ujit në Maqedoni

Dita Botërore e Ujit sot do të shënohet me një sërë ngjarjesh në vend. Do të mbahen debate, punëtori dhe projeksione filmash, nën ujë do të pastrohet liqeni i Matkës ndërsa do të vizitohet edhe burimi Rashçe.

Ngjarja qendrore do të mbahet në Kinotekën e Maqedonisë në organizim të Institutit për Shëndet Publik, ndërsa do të marrin pjesë prodhues të ujit, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, studentë, pensionistë dhe përfaqësues të institucioneve. Është paraparë prezantim i aktiviteteve që kanë të bëjë me ekologjinë, grumbullimin e ambalazhit plastik dhe mundësinë për riciklimin e tyre.

Në kuadër të programit të ISHP do të mbahet projeksioni i filmave me temë për ujin “Liqeni prej molle” dhe “Uji”. Mjetet të cilat do të grumbullohen në ngjarje, siç informojnë nga ISHP, do të dhurohen për mjekimin e një fëmije me gjendje shëndetësore të rëndë.


Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, polumbarët e klubit “Vrello” dhe klubi i polumbarëve “Pena” nën ujë do ta pastrojë liqenin e Matkës, ndërsa do të pastrohet edhe rripi përgjatë shtegut të kaikeve dhe shtegu i cili çon drejt manastirit “Shën Nikolla Shishevski”. Në aksion janë përfshirë edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Dushko Vekovski do ta vizitojnë burimin Rashçe dhe laboratorin ku bëhen analizat e cilësisë së ujit të pijshëm, ndërsa në Fakultetin Teknologjikë-Metalurgjik në Shkup do të mbahet punëtori me temë “Uji do të thotë jetë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori