LAJMI I FUNDIT:

Shënohet 20-të vjetori i të rënëve gjatë vitit 1999 në fshatrat e Rahovecit

Shënohet 20-të vjetori i të rënëve gjatë vitit 1999 në fshatrat e Rahovecit

Në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brstoc të komunës së Rahovecit, sot janë mbajtur tubime përkujtimore për të shënuar 20-të vjetorin e të vrarëve gjatë vitit 1999 në këto fshatra, të cilët janë vrarë barbarisht nga paramilitarët serbë.

Sipas një njoftimi, në tubime ka mare pjesë kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe familjarë të të rënëve.


“Sot e 20 vjet më parë, pushtuesi kriminal serb, duke mos kursyer asnjë person, vrau barbarisht martirë e dëshmorë shqiptarë në Celinë, Fortesë e Brestoc. Në Brestoc u vranë 49 shqiptarë, ku 6 prej tyre janë të pagjetur, qytetarë tanë që u vranë e masakruan veç pse ishin shqiptarë. Pastaj në Fortesë ishin 69 bashkëqytetarë tanë, të rinj e të moshuar, burra e gra, që mizorisht u privuan nga jeta. Njëjtë, okupatori serb veproi edhe në Celinë, duke vrarë 75 persona, në një masakër që tronditi gjithë botën”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Në fjalimin e tij kryetari Latifi, ka vazhduar duke thënë se i kujtojmë me nder, respekt e përulje të thellë të gjithë burrat, gratë, pleqtë e fëmijët që u ekzekutuan barbarisht nga makineria vrastare e pushtuesit serb.

“Jeta, vepra dhe gjaku i të rënëve janë baza dhe themeli i lirisë së Kosovës. Presim që të vendoset drejtësia e vonuar dhe të marrin dënimin e merituar kriminelët që na lanë pa më të dashurit tanë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori