Shenjat që tregojnë se i dashuri aktual është më i mirë se ish-i
10 gjërat që duhet të vini re:
1- Ndani bashkë sukseset tuaja I dashuri aktual është më i mirë se ish-i nëse ndani bashkë sukseset pa qenë xheloz.
2- Xhelozia e tij nuk është e sëmurë Xhelozia sigurisht që duhet në një lidhje, por ndryshe nga ish-i dashuri, partneri aktual di ta balancojë atë në mënyrë që të mos jetë e sëmurë.
3- Nuk qëndron ftohtë me miqtë tuaj Ish-i dashuri juaj ishte i ftohtë me miqtë tuaj, ndërsa i dashuri aktual është i hapur dhe i afrueshëm me ta.
4- Nuk të detyron të bësh gjërat që nuk do I dashuri juaj i ri është më i mirë se ish-i nëse, nga ana seksuale, nuk kërkon të të sforcojë të bësh gjëra që nuk dëshiron t'i bësh.
5- Qeshni bashkë Një gjë e rëndësishme ku i dashuri juaj i ri duhet të jetë më i mirë se i mëparshmi është aftësia për të të bërë të qeshësh.
6- Të dëgjon kur flet Nëse i dashuri yt i ri të dëgjon me vëmendje kur flet, është sigurisht më i mirë se ish-i dashuri.
7-Të kërkon falje kur gabon Të kërkosh falje është shumë e rëndësishme në një marrëdhënie dhe nëse ish-i dashuri jot nuk e bënte këtë, është e rëndësishme që partneri i ri ta bëjë.
8- Të inkurajon gjithmonë Të inkurajosh partnerin është e rëndësishme dhe ndoshta me ish-in tuaj historia është mbyllur pikërisht sepse ai nuk e bënte këtë.
9- Të jep siguri kur dilni me miqtë Mund të ndihesh e ndrydhur në prezencës e miqve të tij, por nëse ai të inkurajon duke të bërë të ndihesh e sigurt, ndërsa ish-i dashuri nuk e bënte këtë, ke bërë zgjedhjen e duhur.
10- Flet me ty Nëse i dashuri juaj hapet me ju dhe flet për ndjenjat e tij, atëherë sigurisht që është më i mirë se ish-i. /Telegrafi/





























