LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që tregojnë se gjëndra tiroide nuk është aktive sa duhet

Shenjat që tregojnë se gjëndra tiroide nuk është aktive sa duhet

Gjëndra tiroide ka një ndikim të madh në trup sepse e prodhon hormonin tiroide (TH), i cili është përgjegjës për mbajtjen në kontroll të metabolizmit, rrahjeve të zemrës, temperaturës, humorit, dhe më shumë.

Një tiroide joaktive nuk prodhon TH të mjaftueshme dhe kjo mund të shkaktojë një mori problemesh shëndetësore.

Prandaj, më poshtë Telegrafi ju sjellë shenjat të cilat do t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse keni një gjëndër tiroide joaktive dhe kësisoj t’i shmangni problemet serioze:

– Ndiheni të lodhura gjatë tërë kohës: Prodhimi i ulet i hormonit tiroid(TH) ju bën të ndiheni më të lodhur se zakonisht.

– Shtoni peshë edhe nëse nuk hani shumë

– Lëkura juaj është e thatë dhe e irrituar,thonjtë dhe flokët gjithashtu dobësohen.

– Ndiheni pa humor sepse hormonet tiroide mund të ndikojnë në kiminë dhe disponimin tuaj.

– Metabolizmi juaj funksionon ngadalë, duke ju bërë të ndiheni të fryrë.

– Keni vazhdimisht të ftohtë: Ngadalësimi total i sistemit = më pak energji djegur. Kjo do të thotë më pak nxehtësi trupore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori