Infeksionet vagjinale nuk janë diçka e pazakontë për gratë, por në një pjesë të mirë rasteve, gratë mund të kenë një të tillë dhe të mos e dinë

Disa infeksione mund të vijnë me asnjë simptomë, ndërkohë për të tjera, disa prej simptomave më të zakonshme janë:


- Kruarje
- Një ndryshim në sasinë e urinës
- Një ndryshim në ngjyrën e urinës
- Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
- Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale etj

Simptomat e infeksioneve vagjinale gjithashtu mund të ndryshojnë bazuar në shkakun e infeksionit tuaj, shkruan Healthline.

Womens Health Vaginitis

Disa prej infeksioneve më të zakonshme janë:

- Infeksionet bakteriale, ku zakonisht disa baktere gjenden në vagjinën tuaj.

- Infeksionet e shkaktuara nga Candida Albicans, një nga infeksionet më të zakonshme. Shumë gjëra, përfshirë antibiotikët, mund të zvogëlojnë numri e baktereve anti-fungale në vagjinën tuaj. Ky zvogëlim mund të çojë në infeksion.

- Trikomoniaza, një infeksion vaginal që shkaktohet nga një parazit dhe mund të kontraktohet përmes marrëdhënieve seksuale, citon Anabel.

- Irrituesit, si sapunët, larësit, parfumet dhe kontraceptivët vagjinalë mund ta irritojnë vagjinën. Kjo mund të shkaktojnë inflamacion.

- Në disa raste, mjeku juaj mund të mos jetë në gjendje të përcaktojë shkakun e infeksionit tuaj vaginal. Kjo gjendje njihet si vulvovaginitis jospecifik. Mund të ndodhë tek gratë e çdo moshe, por është më e zakonshme tek vajzat që nuk kanë hyrë në pubertet. /Telegrafi/