Shëndeti mendor nuk është vetëm çështje individuale, por një pasqyrë e drejtpërdrejtë e familjes, shkollës dhe shoqërisë në tërësi.

Kështu tha në episodin e 59 të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, psikologia e kriminologjisë, Dita Makasqi.


Gjatë bisedës, Makasqi theksoi se një nga mitet më të rrezikshme në shoqëri është ideja se kriminelët “lindin të tillë”.

Sipas saj, shumica e sjelljeve devijuese dhe kriminale formohen si rezultat i faktorëve socialë, psikologjikë dhe mjedisorë, duke nisur që nga familja jofunksionale, mungesa e mbështetjes emocionale dhe presioni social, veçanërisht tek të rinjtë.

Një pjesë e rëndësishme e episodit iu kushtua shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Po ashtu Makasqi vlerësoi se ndërgjegjësimi për shëndetin mendor është rritur, por mbetet ende sipërfaqësor, pasi stigma dhe frika nga etiketimi vazhdojnë t’i mbajnë shumë të rinj në heshtje.

Izolimi social, nervozizmi i vazhdueshëm, lodhja kronike dhe humbja e interesit për gjërat që dikur sillnin kënaqësi, sipas saj, janë shenja që nuk duhet të neglizhohen.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com