Shëndetësia primare në Prishtinë, e diskriminuar nga Qeveria

Ministria e Financave ka ndarë afro katlr milionë e 400 mijë euro grante kryeqytetit, për vitin e ardhshëm, sa i përket sektorit të shëndetësisë, apo rreth dy milionë euro më pak se këtë vit.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Valbon Krasniqi, thotë se ky grant do të arrijë t’i mbulojë vetëm pagat dhe mëditjet e stafit shëndetësor, e jo mallrat, shërbimet dhe shpenzimet e tjera komunale, pa të cilat nuk mund të funksionojë shëndetësia primare.
Krasniqi thotë se Ministria e Financave nuk kishte marrë parasysh propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Komisionit të Granteve lidhur me shpërndarjen e granteve. Ndërsa, Gëzim Baxhaku, këshilltar i ministrit të Financave, i kanë thënë KTV-së se kriteret për kalkulimin të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për vitin 2014, janë respektuar dhe aprovuar në parim për komunat. /Koha/












































