Një shtëpi e vjetër është shembur mbrëmë pas mesnate në Vushtrri.

Si pasojë e shembjes, është bllokuar një pjesë e rrugës ku lëviznin veturat, transmeton kp.

Sipas informatave nga dëshmitarët, shtëpia e vjetër ka qenë në rrugën “Kruja”, më saktësisht afër shkollës së mesme teknike.

Shtëpia nuk ka qenë e banuar me njerëz, ndërkohë, zyrtarët policor kanë dalë në vendin e ngjarjes.