Sheila Haxhiraj eliminohet nga Big Brother VIP

2021/10/collage-2021-10-29T231347.549-scaled.jpg

Sonte në Big Brother VIP do të eliminohen dy banorë.

Në spektaklin përmbledhës të javë në Big Brother VIP që mbahet të premteve, sonte ndryshe nga herët e tjera pritet të ketë dy eliminime.


Kështu ka bërë të ditur prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani, e cila tha që përveç njërës prej tri banoreve që janë të nominuara e javës, edhe një tjetër prej banorëve do të largohet nga shtëpia e famshme.

11 11 Foto: Top Channel

Ndërsa, të nominuarat e javës për t’u larguar me votën e publikut ishin Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj dhe Beniada Jakic.

E eliminuara e parë sonte nga vota e publikut është këngëtarja, Sheila Haxhiraj.

Ndërkohë, kujtojmë që gjatë kësaj jave (të martën) në shtëpinë e famshme për të garuar për çmimin prej 100 mijë eurosh kanë hyrë edhe tri banore të reja, këngëtarja Beatrix Ramosaj, prezantuesja Einxhel Shkira dhe blogerja, Sara Berisha. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat