LAJMI I FUNDIT:

Sheiku i nxjerr të palarat Obamës: Luftën në Siri e nisëm ne!

Sheiku i nxjerr të palarat Obamës: Luftën në Siri e nisëm ne!

Lufta në Siri ka qenë e organizuar nga SHBA dhe rolet kyçe për revolucionin që do të rrëzonte Assadin, i kanë patur Katari me Arabinë Saudite. Kështu ka deklaruar sheiku nga Katari, Hamad Bin Jassim Al Thani.

Një “scoop” që do t’i prishë jo pak imazhin Barak Obamës pasi ka kontribuuar për nisjen e një lufte që ka vrarë mbi 400 mijë njerëz.

Pavarësisht se mediat tradicionale nxorën arsye të tjera, duket se ka qenë një direktivë e SHBA-së nisja e një lufte për të rrëzuar presidentin Assad.


Ish-kryeministri i Katarit, Al Thani në një intervistë ka deklaruar qartë se “revolucioni” i 2011 u nis nga Katari dhe Arabia Saudite.

“Shpërthimi i krizës në Siri nuk ishte një revolucion popullor siç tentohet të paraqitet, por një përplasje politike ndërkombëtare”, thotë Al Thani.

Al Thani që ka qenë kryeministër i Katarit nga viti 2007 deri në 2013 thotë se vendi i tij ka nisur të furnizojë me armë dhe para rebelët kundra regjimit të Assad.

“Nuk e kam thënë kurrë më parë: kur nisëm të ndërhyjmë në skenën e politikës siriane, ishim të sigurt që Katari shumë shpejt do të merrte drejtimin e operacioneve, Por më pas situata ndryshoi. Monarkia saudite kërkoi të ndërhynte duke marrë ajo komandën”, shkruan Tema. “Kjo solli në një garë mes shteteve tona”, ka deklaruar Al Thani.

Si shkoi më pas dihet, ndërhyrja e sauditëve dhe Katarit solli 400 mijë të vdekur, me lejen e Amerikës, dhe destabilizoi gjithë Lindjen e Mesme.

Një shkatërrim në çdo këndvështrim, një luftë që u nis drejt diktatorit, por vrau popullin e pafajshëm. Një histori shumë ndryshe nga ajo që tregojnë mediat tradicionale.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori