LAJMI I FUNDIT:

Shehapi: Programi i Ministrisë së Kulturës nuk diskriminon askënd

Shehapi: Programi i Ministrisë së Kulturës nuk diskriminon askënd

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Bexhehudin Shehapi, hedh poshtë akuzat e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë se programi botues dhe ai ndërkombëtar për vitin 2017 janë diskriminuese ndaj kësaj shoqate.

Nuk bëhet fjalë për çështje inati, thotë ai, por duke pasur parasysh se ShBSh dy vite me radhë është pjesëmarrëse në këto panaire, për të mos anashkaluar të tjerët këtë vit në panairin e librit në Gjermani, Bullgari, Francë dhe Turqi do të marrë pjesë Lidhja e Botuesve Shqiptarë.


“Komisioni për aktivitete ndërkombëtare këtë vit ka konstatuar se rendin për të marrë pjesë në panairet ndërkombëtare e ka Lidhja e Botuesve Shqiptarë në Stamboll. Sikurse vitin e kaluar, ka marrë pjesë Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Është me rëndësi të theksohet se në asnjë mënyrë nuk ka diskriminim ndaj Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe në asnjë moment nuk e kemi anashkaluar të njëjtën me vetë faktin që ShBSh-së ka 18 libra të mbështetura këtë vit nga ne që tregon qartë se kjo shoqatë është mjaft respektabile në Ministrinë e Kulturës”,- theksoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Bexhehudin Shehapi.

Shehapi, madje, sqaron se për dallim nga vitet e kaluara,veprimtaria botuese shqiptare këtë vit përfaqësohet më shumë se kurrë më herët. Prej 370 librave të mbështetur nga Ministria e Kulturës, 119 janë libra në gjuhën shqipe, që e kthyer në përqindje është 31%.

Dje Shoqata e Botuesve Shqiptarë akuzoi Ministrinë e Kulturës se po favorizon shtëpi botuese të caktuara që nuk përmbushin as kriteret e vendosura nga vetë Ministria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori