LAJMI I FUNDIT:

Shefqet Krasniqi: Nuk kam dashur të aplikoj për statusin e veteranit të UÇK-së, insistoi komandanti im (Video)

Shefqet Krasniqi: Nuk kam dashur të aplikoj për statusin e veteranit të UÇK-së, insistoi komandanti im (Video)

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur për herë të parë për pjesëmarrjen e tij në luftën e Kosovës gjatë vitit 1998.

Krasniqi, ka thënë se ndjehet shumë i nderuar që Zoti i ka mundësuar të jetë krahë “burrave të mëdhenj” në luftën e Koshares me komandant Rrustem Berishën.


“Të them sinqerisht nijeti im, dhe interesimi im shumë i madh ka qenë të shkojë në zonën e Llapit te Komandant Remi [Rustem Mustafa]. E kam pasur shumë të vështirë të shkojë. Kam insistuar të shkojë në Drenicë te komandanti Ilaz Kodra, edhe aty ka qenë shumë e vështirë të depërtoj për shkak të gjendjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoxha thotë se mundësia që i kishte mbetur ishte aterimi në Shqipëri e më pas futja në Kosovë.

“Si shumica dërrmuese e luftëtarëve tonë që kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria, unë erdha nga Arabia Saudite. Isha studentë atëherë. Kisha tre fëmijë, por nuk mund të qëndroja në Medine sepse digjej vatani. Ndjenjat e brendshme, pastaj edhe feja më thoshte se mbrojtja e vatanit ishte pjesë e fesë”.

Krasniqi thotë se iu përgjigj thirrjes së liderëve të UÇK-së për bashkëngjitje në radhët e ushtrisë, dhe besoj se nuk kam vepruar keq.

Hoxhë Shefqeti: Në Ramazan, marrëdhëniet intime lejohen gjatë natës (Video)
Lexo po ashtu Hoxhë Shefqeti: Në Ramazan, marrëdhëniet intime lejohen gjatë natës (Video)

“Nuk kam ndonjë fotografi nga lufta. Nuk kam dashur kurrë të flasë për luftë. Ia kam pasur borxh vatanit dhe e kam bërë për hatër të Zotit. Punët e mira nuk ka nevojë të përmenden. Po mos të ishte insistimi i disa kolegëve të mi dhe komandantit tim, unë kurrë në jetë nuk kisha bërë kërkesë të marr certifikatën e veteranit”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori