LAJMI I FUNDIT:

Shefqet Dizdari: Adem Jashari erdhi për t’u trajnuar në Shqipëri me organizim të LDK-së

Shefqet Dizdari: Adem Jashari erdhi për t’u trajnuar në Shqipëri me organizim të LDK-së

Avokati shqiptar Shefqet Dizdari, i cili gjatë periudhës së luftës kishte ndërmjetësuar ndërmjet grupeve të shqiptarëve të Kosovës, ka ardhur për herë të parë me një rrëfim për luftën e Kosovës që nga fazat përgatitore.

Dizdari në “Debat Plus” me Ermal Pandurin transmetuar në RTV Dukagjini ka thënë se personi i parë që ka depërtuar në Shqipëri ka qenë Xhavit Haliti.


Ai thotë se lëvizjen e Shqiptarëve të Kosovës e kanë mbështetur në vazhdimësi strukturat e shtetit shqiptar pavarësisht kush ka qenë në pushtet.

Ish-zyrtari i shtetit shqiptarë thotë se dërgimin dhe organizimin e grupeve të para kosovare të armatosura në Shqipëri i kanë dërguar Ali Aliu dhe Hafiz Gagica në mënyrë zyrtare.

Dizdari kujton edhe takimin me Adem Jasharin që thotë se e kishte organizuar Sali Berisha.

“Ka qenë një burrë patriot. Në stërvitje Adem Jashari ka ardhur i organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës ashtu si edhe grupet tjera, por Xhavit Haliti në atë kohë ishte i vendosur në Tiranë dhe ai ishte në mbështetje të këtyre lëvizjeve”.

Ai thotë se megjithatë Xhavit Haliti mbante takimet me zyrtarët e shtetit shqiptar.

Dizdari thotë se është takuar edhe më Ibrahim Rugovën në vizitën që ky i fundit ka bërë në shtetin shqiptar. Ai vlerëson lartë figurën e Rugovës në çështjen e Kosovën.

Duke folur për Adem Jasharin, Dizdari thotë se ai e shprehte hapur dëshirën për të filluar një luftë një Kosovë.

Ai thotë se Adem Jashari asnjëherë nuk është arrestuar në Shqipëri nga Sali Berisha.

“Zahir Pajaziti ishte ndaluar por pas verifikimit ishte liruar… Hashim Thaçi ishte arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë Thaçi nuk njihej në Shqipëri. Xhavit Haliti pyetej për këdo nga Kosova”, tha ndër të tjera Shefqet Dizadari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori