LAJMI I FUNDIT:

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë: Shqipëria po përpiqet ta sigurojë falas vaksinën anti-COVID

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë: Shqipëria po përpiqet ta sigurojë falas vaksinën anti-COVID

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së në Shqipëri, e pyetur se ku e ka rezervuar vaksinën Shqipëria, dha vetëm tre opsionet e mundshme se si mund të bëhet kjo porosi.

Kjo deklaratë e saj vjen pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “Kemi bërë edhe një rezervim për vaksinën kur të dalë, dhe ajo është një histori në vete që do e shohim në proces si vijon”.


“Shqipëria ka disa opsione; një opsion është COVAX e cila është një lloj partnershipi midis disa partnerëve ndërkombëtarë dhe vendeve të ndryshme. Duke bërë këtë marrëveshje, ti arrin që të paguash fillimisht një shumë më të pakët për një numër të caktuar dozash dhe për të mbuluar një përqindje të caktuar të popullatës. Opsion tjetër është një marrëveshje me ndonjë vend të BE, i cili e siguron vaksinën me marrëveshje bilaterale. Dhe pastaj është duke u parë opsioni tjetër nëpërmjet BE-së”, u shpreh Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë.

Vaksina kundër COVID-19 si fillim është menduar që të mbulojë vetëm një pjesë të popullatës, ndërsa prioritet do të kenë personat me diabet, me sëmundje kardiovaskulare, të mushkërive si dhe personat mbi 70 vjeç.

“Së pari mendohet që të merret mbulesa për 20% të popullatës dhe pastaj kjo do të vazhdojë gradualisht. Vaksinimi kundër COVID-19 nuk është i detyruar, sepse është një vaksinë mbështetur në informacionin që njerëzit do marrin dhe në vendimin e tyre se çfarë do duan të bëjnë. Neve, në të gjitha iniciativat që po ndërmerr qeveria është që po përpiqet që të sigurojë këto vaksina falas”, u shpreh Bino.

Sa i përket kufizimit apo jo të lëvizjeve nëse do të kemi një shtim të mëtejshëm të personave të prekur me COVID-19, znj. Bino tha se ky vendim do të jetë në varësi të situatës, megjithatë vende të ndryshme po aplikojnë izolime të pjesshme brenda vendit.

“Shumë vende aplikojnë izolim për qytete të ndryshme, për zona të ndryshme dhe natyrisht edhe për qendra pune, ne kemi vepruar gjatë kësaj kohe, janë izolime që quhen të pjesshme”, tha shefja e Departamentit të Epidemiologjisë. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori