Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog uron regjisorin Samir Karahoda për triumfin në “Sundance 2022” me filmin “Pa Vend”

Sukseset e kinematografisë kosovare po shtohen çdo herë e më shumë duke triumfuar në festivalet me renome ndërkombëtare.
Së fundmi, filmi “Pa Vend” i regjisorit, Samir Karahoda ka fituar çmimin e jurisë si ‘filmi më i mirë i shkurtër dokumentar’ në “Sundance Film Festival 2022”.
Për këtë sukses shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovën, Tomas Szunyog ka uruar regjisorin e filmit përmes një postimi në Twitter.

Szunyog tha se kjo fitore është inspirim për brezat e re të kineastëve në Kosovë dhe një arritje e madhe e kinematografisë.
“Urimet e mia të sinqerta Samir Karahoda dhe ekipi i tij për suksesin e tyre në Sundance 2022! Fitorja e çmimit të jurisë për film të shkurtër për “Pa Vend” inspiron brez të ri kineastësh në Kosovës për të ndjekur ëndrrat e tyre dhe për të kaluar kufijtë. “Pa Vend” është një arritje e madhe për kinematografinë”, ka shkruar Szunyog.
Kujtojmë që “Pa Vend” fitoi gjithashtu çmimin ‘filmi më i mirë i shkurtër’ edhe në “Triste Film Festival”. /Telegrafi/





























































