LAJMI I FUNDIT:

Shefi i shtatmadhërisë së Maqedonisë viziton delegacionin paqeruajtës në Afganistan

Shefi i shtatmadhërisë së Maqedonisë viziton delegacionin paqeruajtës në Afganistan

Një delegacion ushtarak i Armatës së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga shefi i SHM-së së ARM-së, gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, do të realizojë vizitë zyrtare dyditore te paqeruajtësit e Maqedonisë dhe komanda e misionit “Mbështetje e vendosur” në Kabul, Afganistan.

Gjenerali Veliçkovski, kumtoi sot SHM e ARM-së, gjatë ditës së nesërme do të realizojë takim zyrtar me komandantin e misionit “Mbështetje e vendosur” gjenerali John Nicolson, si dhe takime me eprorët përgjegjës në komandën për trajnim, këshillim dhe asistim në kryeqytet (KOSAGG).

Gjatë qëndrimit në Afganistan më 2 gusht, delegacioni ushtarak i Maqedonisë së bashku me të gjithë pjesëtarët e ARM-së nga ky rotacion të cilët gjenden në misionin “Mbështetje e vendosur” do ta festojnë festën shtetërore Ilinden.


Kjo është vizita e parë e paqeruajtësve të Maqedonisë dhe të komandës së misionit të kryesuar të NATO-s “Mbështetje e vendosur” nga ana e kryesisë më të lartë ushtarake të ARM-së nga fillimi i tij në janar të vitit 2015.

Kontingjentin e Maqedonisë e përbëjnë 39 pjesëtarë të ARM-së të cilët i kryejnë detyrat në përbërje të KOSAGG, forcat për sigurim të komandës së përgjithshme të misionit “Mbështetje e vendosur” në Kabul dhe në komandën për trajnim, këshillim dhe asistim veri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori