LAJMI I FUNDIT:

Shefi i një grupi opozitar në Parlamentin serb: Serbia do ta njoh Kosovën muajt e ardhshëm, ushtria ruse të vijë në Serbi

Shefi i një grupi opozitar në Parlamentin serb: Serbia do ta njoh Kosovën muajt e ardhshëm, ushtria ruse të vijë në Serbi

Shefi i Grupit Parlamentar të partisë opozitare “Dveri”, në Kuvendin e  Serbisë, Boshko Obradoviq, tha sot se procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës përfundon muajt e ardhshëm me nënshkrimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe njohjen e Kosovës.

Ai këtë deklaratë e bëri, duke sugjeruar se kreu shtetëror i Serbisë, përpara bisedimeve përfundimtare, do të duhej të thërrasë misionin ushtarak rus në Serbi.


Obradoviq, në një konferencë shtypi në Parlamentin e Serbisë, siç raportojnë mediat e Beogradit, vlerësoi se udhëheqja shtetit të Serbisë duhet ta thërras misionin ushtarak të Rusisë që të qëndrojë në Serbi për aq kohë sa misioni i NATO-s të jetë në Kosovë, çka do të garantonte siguri për të gjithë qytetarët e Serbisë.

Sipas Obradoviqit, partia e tij “Dveri” para një muaji kanë dërguar këtë iniciativë konstruktive, “por udhëheqja e shtetit serb po hesht”.

“Nëse duam që në mënyrën më të mirë ta zgjidhim çështjen e Kosovës dhe të forcojmë pozicionin negociues – ne kemi një zgjidhje: kur NATO të tërhiqet nga Kosova, atëherë të tërhiqet Rusia nga Serbia”, thotë Obradoviq, përcjell Telegrafi.

Lideri i partisë opozitare ka konkluduar se “‘rusofilët e mëdhenj dhe patriotët’ në krye të Serbisë nuk guxojnë të tërheqin një lëvizje të tillë, për shkak se dikujt tjetër në anën tjetër të botës, i kanë dhënë premtimin e gjashtë vjet më parë, kur erdhën në pushtet”.

“Në muajt e ardhshëm ky proces do të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me shtetin e ‘rremë’ të Kosovës dhe njohjen e tij”, tha Obradoviq, duke shtuar se në krye të Serbisë është një “President i shantazhuar”.

“Nëse kjo nuk është e vërtetë, le të dalë publikisht Aleksandar Vuçiq dhe le të thotë se ai kurrë nuk do të nënshkruajë marrëveshjen dhe t’i japë Kosovës një ulëse në Kombet e Bashkuara”, tha Obradoviq, duke konstatuar se “Vuçiq për këtë arsye po hesht, por nesër përsëri shkon në Bruksel për bisedime”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori