LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Moderna-s thotë se vaksina kundër COVID-19 mund të na mbrojë deri në dy vite

Shefi i Moderna-s thotë se vaksina kundër COVID-19 mund të na mbrojë deri në dy vite

Vaksina për COVID-19 e Moderna ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje deri në dy vjet, tha shefi ekzekutiv i saj të enjten, edhe pse akoma më shumë të dhëna duhen për të bërë një vlerësim përfundimtar.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kompania amerikane e bioteknologjisë, e cila “befasoi” botën vitin e kaluar duke dalë me një vaksinë kundër sëmundjes së shkaktuar nga coronavirusi në vetëm disa javë, mori miratimin për vaksinën e saj Komisioni Evropian të mërkurën.

Duke pasur parasysh faktin se zhvillimi i vaksinave zakonisht kërkon vite, kohëzgjatja e mbrojtjes së vaksinave për COVID-19 është një çështje e diskutueshme për shkencëtarët dhe rregullatorët.


“Skenarit të makthit që u përshkrua në media në pranverë me një vaksinë që funksiononte vetëm një ose dy muaj, mendoj se i ka ardhur fundi”, tha CEO i Moderna, Stephane Bancel, në një ngjarje të organizuar nga grupi i shërbimeve financiare Oddo BHF.

Bancel shtoi se kompania e tij ishte gati të provonte se vaksina e saj do të ishte gjithashtu efektive kundër varianteve të coronavirusit të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Azia
Kur dhe si Izraeli do ta godasë Iranin?

Kur dhe si Izraeli do ta godasë Iranin?

Azia
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Botë
Presidenti amerikan me deklaratë për njëvjetorin e luftës në Gaza

Presidenti amerikan me deklaratë për njëvjetorin e luftës në Gaza

Botë
Kalo në kategori