Zëvendëspresidenti i Trabzonspor, Zeyyat Kafkas, ka deklaruar se kërkesat financiare të Manchester United për portierin Andre Onana e bëjnë pothuajse të pamundur transferimin e tij të përhershëm te klubi turk.

“Meqenëse shifra që kërkon Manchester United për blerjen e Andre Onanas është në intervalin 45 deri në 50 milionë euro, presidenti ynë e ka informuar sinqerisht komunitetin në përputhje me realitetin e Trabzonsporit".


“Unë nuk mendoj se ky informacion ka ndikuar aspak te Onana. Sepse mënyra e të menduarit të tij është se, nëse nuk është Anglia, ai dëshiron të vazhdojë karrierën te një klub në Evropë. Edhe familja e tij mendon në të njëjtën mënyrë”.

“Presidenti gjithashtu dëshironte të shpjegonte realitetin e Trabzonsporit. Megjithatë, nëse kushtet ndryshojnë, atëherë mund të ndryshojë edhe situate”, ka deklaruar Kafkas.

Aktualisht, Onana është i huazuar te Trabzonspor dhe duket se nuk ka arritur t’i bindë drejtuesit e klubit turk për ta blerë përfundimisht, edhe nëse kërkesat financiare të Manchester United do të ishin më të ulëta./Telegrafi/

telegrafi sport app