Zëdhënësi i LDK-së ironizon me LVV-në: A është ende Kushtetuesja “e kapur nga opozita”?
Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykates Kushtetuese lidhur me çështjen e dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.
Përmes një deklarate në Facebook, ai ka ironizuar qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke pyetur nëse tani kjo parti e konsideron gjykatën të paanshme.
“A na tregon VV tash a është Gjykata Kushtetuese ‘e kapur nga opozita’? A është ai gjyqtari serb ende rrezik për sigurinë kombëtare? Apo tash që po i pëlqen ky vendim VV-së, Gjykata është krejt në rregull dhe ai serbi është burrë i mirë?”, ka deklaruar Mustafa.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti ka pezulluar dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
5 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























