LAJMI I FUNDIT:

Shefi i FMN-së në Kosovë: Qeverisë po i numërohen ditët, buxheti në rrezik

Shefi i FMN-së në Kosovë: Qeverisë po i numërohen ditët, buxheti në rrezik

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen po i numëron ditët kur bashkë me stafin e tij nga Washingtoni do të japin vlerësimin përfundimtar për programin me Kosovën. Ai thotë se Qeverisë së Kosovës po i mbaron koha. 

Vermueulen shpreson që gjithçka të shkojë mirë, nëse reforma e skemave të veteranëve të luftës merr përkrahje politike deri në fund të vitit.

“Ne ende kemi shpresë që mund të gjejmë një zgjidhje që do të na lejojë të ecim përpara me programin. Por, derisa programi i FMN-së është shqetësim, koha është e shkurtër: ne nuk i kemi më disa muaj për të gjetur këtë zgjidhje”, thotë Vermulen në një intervistë për Gazetën Fjala.

Por, nëse nuk gjendet një zgjidhje  konkrete dhe e përhershme që të ulet numri i veteranëve ose niveli i përfitimeve për ta, apo një kombinim i të dyjave, buxheti i shtetit duket se do të jetë në rrezik serioz.

Vermulen përsërit se shpenzimet për të dy pensionet e veteranëve të luftës dhe të invaliditetit të kombinuara nuk duhet të kalojnë 50 milionë euro në vit dhe shpenzimet në të gjitha skemat e lidhura me luftën e cila përfshin edhe të mbijetuarit e luftës ndër të tjera nuk duhet të tejkalojnë 75 milionë euro në vit.

Kështu janë paraparë edhe në buxhetin e vitit 2017, të cilin shefi i FMN-së në Kosovë e vlerëson të ekuilibruar me planifikime ambicioze të të hyrave  por  realiste, shkruan Gazeta Fjala.

Kosova është duke pritur rishikimin e tretë të programit me FMN-në. Kur do të ndodh kjo dhe çfarë janë pritjet?

Vermeulen: Siç e dini, ne nuk kemi qenë në gjendje ta përfundojmë shqyrtimin e dytë të programit siç ishte planifikuar fillimisht. Qeverisë i është dashur më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje për të kontrolluar rritjen e shpejtë të shpenzimeve në skemat e përfitimeve të veteranëve të luftës që do ta vënë në rrezik buxhetin e vitit të ardhshëm pa reformë.

Për ti dhënë më shumë kohë, ne kemi rënë dakord për të shtyrë shqyrtimin e dytë dhe të kombinojmë atë me shqyrtimin e tretë, i cili shpresojmë të përfundojë deri në fund të këtij viti.  Por sigurisht, që varet nga reforma e skemave të e përfitimeve të veteranëve të luftës e cila është si e besueshme ashtu edhe e qëndrueshme.

Çdo reformë e besueshme, duhet të gëzojë mbështetje politike, për këtë arsye është e rëndësishme për lojtarët kyç të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të bien dakord për të ecur përpara.

A është dorëzuar FMN-ja për veteranët e luftës me Qeverinë e Kosovës, duke pranuar buxhetin 2017? Cili është mendimi juaj në lidhje me shpenzimet e planifikuara për veteranët e luftës?

Vermeulen: Përkundrazi, ndarja e buxhetit 2017 për kategoritë e lidhura me luftën është në përputhje me atë që ne e shohim si të qëndrueshme.

Sipas mendimit tonë, shpenzimet për të dy pensionet e veteranëve të luftës dhe të invaliditetit të kombinuara nuk duhet të kalojnë 50 milionë euro në vit dhe shpenzimet në të gjitha skemat e lidhura me luftën e cila përfshin edhe të mbijetuarit e luftës ndër të tjera nuk duhet të tejkalojnë 75 milionë euro në vit. Buxheti 2017 përfshin tavanet e qarta të shpenzimeve, të cilat janë në përputhje me këta numra.

Thënë kështu, do të jetë e rëndësishme që ndarja buxhetore të mbështetet nga reformat konkrete dhe të përhershme që të ulin numrin e përfituesve, ose nivelin e përfitimeve, ose një kombinim i të dyjave.
Pa këtë, shpenzimet për skemat e lidhura me luftën do të jenë më të larta se sa ajo që është paraparë aktualisht në buxhet, dhe kështu buxheti për veteranët e luftës dhe pensionet e invalidëve nuk do të jetë i besueshëm.

Ka ende mosmarrëveshje në Qeveri në lidhje me buxhetin. Çfarë mendoni në përgjithësi për shpenzimet dhe të hyrat e planifikuara?

Vermeulen: Sipas mendimit tonë, buxheti 2017 është i mirë, në atë se përmban ekuilibrin e duhur në mes shpenzimeve aktuale joefikase (dhe ndonjëherë jo të drejta), rrit shpenzimet e nevojshme të infrastrukturës, dhe mban deficitin brenda kufijve të rregullit fiskal të Kosovës. Si e tillë, ajo ruan një përbërje të shëndoshë të buxhetit dhe besueshmërinë fiskal.

Buxheti akomodon një rritje modeste në paga dhe mëditje në përputhje me marrëveshjen kolektive dhe futjen e ligjit të ri të sigurimeve shëndetësore, duke sjellë shpenzimet për skemat e lidhura me luftën në një nivel më të përballueshme – siç u diskutua më sipër.

Ai gjithashtu lejon një rritje të konsiderueshme në shpenzimet e investimeve për të përmirësuar infrastrukturën e vendit, të financuar nga buxheti, si dhe nga donatorët dhe të hyrat nga privatizimet.
Për sa i përket të ardhurave, objektivat për vitin 2017 janë ambicioze, por realiste.

A ka ndonjë rrezik që programi i FMN-së të dal jashtë binarëve?

Vermeulen: Nuk dua të paragjykoj rezultatin e diskutimeve tona të ardhshme me Qeverinë. Ne jemi duke punuar ngushtë me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje të besueshme afatgjatë për shpenzimet e benificioneve të lidhura me luftën, për të siguruar një bazë të qëndrueshme për financat publike të Kosovës.

Ne ende kemi shpresë që mund të gjejmë një zgjidhje që do të na lejojë të ecim përpara me programin. Por, derisa programi i FMN-së është shqetësim, koha është e shkurtër: ne nuk i kemi më disa muaj për të gjetur këtë zgjidhje.

A ka vend për rritjen e pagave në sektorin publik të Qeverisë së Kosovës?

Vermeulen: Duke pasur parasysh rritjen shumë të madhe në vitin 2014, paraprirë nga një rritje shumë më e madhe në vitin 2011 dhe të tjerët para, pagat e sektorit publik janë rritur në mënyrë të konsiderueshme më shpejt se ekonomia dhe kështu më shpejtë se aftësia e vendit që ti përballoj ato në buxhet.

Për më tepër, pagat mesatare në sektorin publik janë sot më të larta se sa ato të sektorit privat, duke dëmtuar konkurrencën dhe zhvillimin e sektorit privat.
Pra, siç mund ta shihni, gjithqka më shumë se një rritje shumë modeste e pagave do të jetë me të vërtetë me rrezik për të dyja buxhetin dhe ekonominë.

Çfarë do të jetë rekomandimi për Qeverinë e Kosovës në lidhje me programin e ardhshëm?

Vermeulen: Kjo është disi e hershme për të folur për një program tjetër, pasi prioriteti ynë tani është ta përfundojmë suksesëshëm programin aktual.

Në fakt, qëllimi ynë dhe ajo e çdo programi të FMN-së, është për ta quar vendin në një pozitë ku ai nuk ka nevojë për një program të FMN-së, që të veproi në bazë të politikave të përgjegjshme. /Gazeta Fjala/