LAJMI I FUNDIT:

Shefi i EULEX-it e komandanti i KFOR-it vizitojnë veriun: I kemi të sinkronizuara rolet

Shefi i EULEX-it e komandanti i KFOR-it vizitojnë veriun: I kemi të sinkronizuara rolet

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka vizituar këtë të shtunë pjesën veriore të Mitrovicës bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Wigemark në rrjetin social Twitter, teksa njoftoi për vizitën tha se EULEX-i dhe KFOR-i i kanë të sinkronizuara rolet në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë.


“Sot në mëngjes shkuam për shëtitje pranë lumit Ibër në Mitrovicë bashkë me komandantin e KFOR-it, MG Angelo Michele Ristuccia. Më pas, shijuam një kafe në veri të Mitrovicës”.

“EULEX-i dhe KFOR-i janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të reaguesit të sigurisë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ditë më parë, Wigemark ka bërë të ditur se rreth 135 policë të EULEX-it kanë filluar të patrullojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Ai ka thënë se është shtuar edhe numri i pjesëtarëve të EULEX-it në veri të vendit, të cilët po punojmë me ndërrime.

“Ata nuk janë të angazhuar përnjëherë, por punojnë me turne, para së gjithash kryejnë patrullime mobile, dhe nga sot kemi filluar edhe të patrullojmë në këmbë në Mitrovicë dhe në vende të tjera, për të treguar se jemi të pranishëm atje”.

“Stafi i mbetur në stacionet policore në të katër komunat po mundohen që me turne të zgjatura ta bëjë punën e tyre sa më mirë, por edhe të mbrojë vetë qytetarët”, ka deklaruar shefi i EULEX-it./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori