LAJMI I FUNDIT:

Shefi i EULEX-it dhe ministrja Haxhiu nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e efektivitetit të punës për të pagjeturit

Shefi i EULEX-it dhe ministrja Haxhiu nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e efektivitetit të punës për të pagjeturit

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano dhe Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, nënshkruan sot dy Marrëveshje Teknike që synojnë konsolidimin e vijimësisë së bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet EULEX-it dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), për rritjen e efektivitetit të punës për personat e zhdukur.

Në komunikatën e lëshuar nga EULEX, thuhet se “Marrëveshja teknike ndërmjet EULEX-it dhe IML-së për kryerjen e përbashkët të shqyrtimit të rasteve” përfshin ofrimin thelbësor të ndihmës nga Ekipi i Mjekësisë Ligjore i EULEX-it për IML-në në të gjitha aspektet teknike të kërkimit, zhvarrosjes dhe identifikimit të personave të zhdukur në lidhje me konfliktin në Kosovë.

‘Marrëveshja teknike për instalimin e zyrave në kontejnerë në IML për një afat të mesëm’ ka të bëjë me instalimin e përkohshëm të zyrave në kontejnerë nga EULEX-i në IML, si dhe synon të sigurojë vazhdimësi për marrëdhëniet e ngushta të punës ndërmjet Ekipit të Mjekësisë Ligjore të EULEX-it dhe personelit të IML-së deri në përfundimin e punimeve për riparimin e objektit IML-së, pasi objekti qe dëmtuar nga zjarri. Zyrat në kontejnerë pritet të vendosen gjatë muajve të ardhshëm, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.


Sipas njoftimit, marrëveshjet teknike të nënshkruara sot ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të IML-së për kryerjen e punës për personat e zhdukur, siç parashihet nga “Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale 2024-2034” e miratuar së fundmi.

Që nga fillimi i mandatit të tij deri më sot, EULEX-i ka punuar pa pushim për gjetjen dhe kthimin e mbetjeve mortore të personave të zhdukur tek familjet e tyre, në mënyrë që ata të varrosen me respekt dhe dinjitet. Ekspertët e EULEX-it ofrojnë ekspertizë dhe këshilla për identifikimin e varreve klandestine apo të pashënuara, si dhe zhvarrosjen dhe identifikimin e viktimave nga lufta e Kosovës dhe periudhën menjëherë pas saj. Misioni gjithashtu e mbështet IML-në për analizimin e mbetjeve mortore të paidentifikuara në morgun e Prishtinës.

Në veçanti, që nga viti 2009, ekspertët e EULEX-it kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në 806 operacione në terren për gjetjen e personave të zhdukur, duke përfshirë 210 zhvarrime. Mbetjet mortore të 507 personave janë identifikuar, duke përfshirë 348 persona të zhdukur.

EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar për t’i mbështetur homologët e tij në IML dhe institucionet tjera përkatëse të Kosovës për ta zbuluar fatin e personave të zhdukur, pavarësisht nga rrethanat e zhdukjes së tyre, përkatësisë së tyre etnike, fetare apo kombëtare, apo ndonjë karakteristikë tjetër. Puna e Misionit është që t’i ndihmojë institucionet e Kosovës që t’u japin përgjigjet shumë të nevojshme familjeve dhe të dashurve të personave të zhdukur, për ta realizuar të drejtën e tyre për ta ditur të vërtetën, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori