Shefi i Daimler njoftoi se Mercedes G-Class do të kthehet në makinë që mbushet me rrymë
Nga një prej shpenzuesve më të mëdhenj, kthehet në makinë që nuk lëshon aspak gazra.
Makinat nga linja Mercedes G-Class nuk janë shpenzues të vegjël, pasi si G500 dhe G63, shpenzojnë nga një galon për vetëm 22 kilometra, transmeton Telegrafi.
Kjo do të ndryshojë në të ardhmen, pasi shefi i transformimit dixhital në Daimler, Sascha Pallenberg, shkroi në Twitter vendimin e rëndësishëm të bërë nga shefi i tij, drejtoi i përgjithshëm në Daimler, Ola Kallenius.
Për të thënë më shkurt, Mercedes G-Class do të kthehet në makinë që mbushet me rrymë, shumë ekonomike dhe të mos ndotë ambientin.
Njoftimi befasues u bë në Automobilwoche Kongress në Berlin, zyrtari lart në Daimler kishte pak më shumë për të thënë në lidhje me këtë SUV që ka përmasa katrore.
Suedezi 50-vjeçar pranoi se Mercedes kishte diskutime në të kaluarën, në lidhje me heqjen e mundshme të G-Class, por ai ka mendim krejtësisht të kundërt, duke argumentuar se është makina e fundit që ylli me tre cepa duhet të eliminojë. Modeli G-Class është ndër më të shtrenjtit që ka Mercedes, ndërsa dihet se versioni i ri do të jetë edhe më i shtrenjtë.
Ka mundësi të shitet nën shenjën “EQ” sikur crossoveri EQC dhe makina të tjera me emetim zero, që ky prodhues gjerman po i përgatitë për dekadën e ardhshme. Versioni ri i kësaj makine do të shërbejë si një EQS, që është makina me rrymë, e ngjashme me S-Class, që është parë derisa ishte në fazën e testimit.
Deri më tani, ekziston një Mercedes G-Class, që është modifikuar nga kompania Kreisel në Austri. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, kjo makinë e zë për 5.6 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 183 kilometra në orë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV
Genesis njofton për ndryshimet e reja të modelit GV70
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre