LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Binance kërkon rregulla të reja në industrinë e kriptovalutave

Shefi i Binance kërkon rregulla të reja në industrinë e kriptovalutave

Shefi i bursës më të madhe në botë të kriptovalutave Binance, Changpeng Zhao u ka thënë udhëheqësve botërore se nevojiten rregulla të reja në këtë industri.

Zhao deri sa po fliste në një konferencë në Indonezi, ka njoftuar se kompania ka në plan ofrimin e një fondi për të ndihmuar ato biznese të kriptovalutave që kanë vështirësi financiare.

Kjo deklaratë vjen pas falimentimit të bursës FTX, i cili tronditi këtë industri dhe fshiu miliarda dollarë nga tregu i kriptovalutave.


Dështimi i FTX, themeluar nga Sam Bankman-Fried, ka lënë shumë investitorë të vegjël të shqetësuar se do të përballen me humbje të mëdha.

“Ne jemi në një industri të re, kemi parë çfarë ndodhi javën e kaluar. Ne kemi nevojë për disa rregullore, ne duhet ta bëjmë këtë siç duhet, ne duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë të qëndrueshme. Industria ka një rol për të mbrojtur konsumatorët, pra, nuk janë vetëm rregullatorët”, tha Zhao, i njohur si CZ.

Zhao tha se “Fondi i Rimëkëmbjes” janë ato asete që mund të konvertohen lehtësisht në para, për të mbuluar nevojat e menjëhershme të bizneseve e që do të zvogëlonte rrezikun e “efekteve negative të rënies”, pas falimentimit të FTX. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori