Shefi i Bayern Munichut reagon rreth spekulimeve për transferimin e Nicolas Jackson

Shefi i Bayern Munich, Max Eberl, ka reaguar ndaj spekulimeve se klubi i tij është i interesuar për sulmuesin e Chelseat, Nicolas Jackson.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Bayern ka pyetur për Jackson, i cili nga Chelsea vlerësohet rreth 65 milionë euro.
Gjithashtu, Newcastle thuhet se janë seriozisht të interesuar, teksa kërkojnë një zëvendësues potencial për sulmuesin në kërkim, Alexander Isak.
Sky Sports raporton se edhe Milan dhe Juventus po shqyrtojnë mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin 24-vjeçar.
Megjithëse reprezentuesi senegalez thuhet se dëshiron të qëndrojë në ‘Stamford Bridge’, trajneri Enzo Maresca nuk ka përjashtuar mundësinë e shitjes së tij gjatë verës.
Pozicioni i Jackson te Chelsea është më pak i sigurt për sezonin e ri, pas ardhjes së Liam Delap dhe Joao Pedro.
Megjithatë, Max Eberl ka përjashtuar një lëvizje për Jackson kur u pyet për këto spekulime pas fitores së skuadrës së tij në ndeshjen miqësore kundër Tottenham. Ai u shpreh për gazetarët: "Definitivisht jo. Nuk kam folur kurrë me të.".
Kur u pyet nëse Jackson, i cili ka kontratë deri në vitin 2033, mund të largohet nga Chelsea këtë verë, Maresca tha për gazetarët të enjten: "Kur afati i transferimeve është i hapur, fatkeqësisht ose fatmirësisht, çdo gjë mund të ndodhë”./Telegrafi/





















































